Kurti: Po bëjmë përpjekje për zgjedhjen e presidentit

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para fillimit të seancës ka thëne se janë duke bërë përpjekje për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Ai gjithashtu tha se opozita duhet të vijë në seancë, pasi e kanë obligim kushtetues.

“Jemi dukë bërë përpjekje maksimale, po e shohim a po vinë deputetët e opozitës që e kanë obligim kushtetues të vinë dhe të marrin pjesë”, tha ai.

Megjithatë ai s’ka dhënë ndonjë përgjigje kur është pyetur nëse do ta përkrahin emrin e Vjosa Osmanit.

Të ngjashme