Seanca u paralajmërua për në orën 10:00, ende asnjë deputetë në sallë

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot me fillim nga ora 10:00 është vendosur që të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Por, edhe pse ka kaluar më shumë se gjysmë ore, asnjë deputet nuk është parë në sallën e Kuvendit.

Sonte në mesnatë përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Të ngjashme