Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar deputetët e opozitës që të vijnë në seancë për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.
Ajo, madje ka thënë se opozita në vend që t’u bëj thirrje kandidatëve të tërhiqen nga kandidatura për president,
“Në vend që tu bëjnë thirrje kandidatëve të tërhiqen nga gara, i ftoj ata që të vijnë në këtë seancë”, ka shtuar Haxhiu duke iu referuar deklarimit të Vlora Çitakut të PDK-së e cila i ka bërë thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura dhe të mos bëhet e pjesë siç ka thënë Çitaku lojërave të Kurtit.
