Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente, e futi vendin në krizë

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për çështjen e presidentit deklaron se “Kurti deshi ta imponojë vullnetin e vet mbi Kuvendin, mbi opozitën dhe mbi Kushtetutën”.

Ai tha se LDk e dha zgjidhjen, por “krizën e bëri ai që refuzoi kompromisin. Ai që mendoi se shteti mundet me u sjellë rreth vullnetit të tij”.

Reagimi i tij i plotë:

LDK ia dha zgjidhjen. Ia dha kompromisin. Ia dha edhe nënshkrimet.

Por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente.

Kurti nuk deshi marrëveshje me LDK-në.

Kurti deshi ta imponojë vullnetin e vet mbi Kuvendin, mbi opozitën dhe mbi Kushtetutën.

Tash, pasi e futi vendin në krizë, po mundohet fajin me ia lanë LDK-së.

LDK e dha rrugën përpara. E krizën e bëri ai që refuzoi kompromisin. Ai që mendoi se shteti mundet me u sjellë rreth vullnetit të tij.

Të ngjashme