Muslija operohet me sukses, klubi i tij i dëshiron shërim të shpejtë

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Ylli i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija e ka përfunduar me sukses operimin në gjurin e tij, ka njoftuar klubi i tij, Fortuna Dusseldorf.

Muslija e pësoi lëndimin e rëndë – këputjen e ACL-së – në ndeshjen e 10 prillit ndaj Holstein Kiel në Bundesliga 2.

Derisa sot, klubi i tij, ku është i huazuar, Fortuna Dusseldorf ka bërë me dije se operimi i Muslijës ka përfunduar me sukses, teksa ylli kosovar do të nisë rikuperimin e tij.

“Florent Muslija është operuar me sukses në ligamentin kryqëzor të lënduar dhe na ka dërguar përshëndetje nga spitali. Ne të urojmë me zemër një shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan klubi i Fortuna Dusseldorfit.

Të ngjashme