Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme t’ia japë nënshkrimet Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, raporton Ekonomia Online.
Megjithatë, i pyetur nëse do t’i sigurojë edhe votat për zgjedhjen e saj, ai nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje.
“Asnjë problem ne nuk e kemi me asnjë kandidat që na e sjellë LDK-ja, vetëm le të na sjellin 15 nënshkrime por edhe 14 ose 13 vetëm të an i sjellin me datë të sodit dhe me emrin dhe kur të vijën ne ia plotësojmë çka ju mungojnë. Në kuti votimi është i fshehtë, ne do të ulemi prapë e do të bisedojmë mirëpo ju duhet ta kuptoni që nuk jam unë kurrfarë personi i cili shikon edhe brenda kutive, unë nuk e kam ditur mbrëmë sa vota do t’i ketë Feride Rushiti”, ka thënë ai.
“Dhe tash jemi në orët, e së shpejti në minutat e fundit. Prandaj, ajo çfarë mund të bëjmë tash është, çka ju mungon prej nënshkrimeve e kanë garancinë e Vetëvendosjes…. Do ta pranojmë… ”, tha ai.
