Lushtaku: PDK e ka ankesën gati në rast se Vetëvendosja e zgjedh presidentin me 64 vota

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 22:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku ka thënë se brenda PDK-së e kanë diskutuar që të ankohen në Gjykatën Kushtetuese për sjelljet e Lëvizjes Vetëvendosje në seancat e Kuvendit rreth zgjedhjes së Presidentit.

Lushtaku ka thënë se ankesa është gati në rast se Lëvizja Vetëvendosja sonte e bën një shkelje të tillë.

“Ne e kemi diskutuar edhe mundësinë e bërjes së ankesës në Gjykatë Kushtetuese dhe e kemi përgatitur edhe ankesën”.

“Ankesa është gati në rastin se Lëvizjes Vetëvendosje e bën një shkelje të tillë”, ka thënë ai./express

Të ngjashme