Haxhiu: Jemi në minutat e fundit të zgjedhjes së presidentit dhe kësaj legjislature

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 23:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu njoftoi vazhdimin e punës së seancës për zgjedhjen e presidentit, deri sa tha se “po presin nëse deputetët po kthehen”, raporton Ekonomia Online.

Ajo, tha se janë në minutat e fundit të zgjedhjes së presidentit dhe legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës.

“Jemi në minutat e fundit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës apo thënë më saktë në minutat e fundit të kësaj legjislature, të legjislaturës se 10-të të Kuvendit të Kosovës. Përkundër thirrjes së vazhdueshme, thirrjes që deputetët të jenë të pranishëm në seancë të jashtëzakonshme, siç po e shihni opozita deputet e PDK-së, LDK-së e  Listes serbe nuk janë të pranishëm as në këtë seancë. Po presim në qoftë se deputetët po i përgjigjen pozitivisht thirrjes sime. Kjo rrugë e nisur mbarë nuk e meritonte të ndërpritej, ka pasur përpjekje serioze për të zgjedhur presidentitn e vendit”, tha Haxhiu.

Të ngjashme