Kurti: Kemi bërë oferta për bashkëpunim, u refuzuan nga opozita

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 23:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë oferta të gjera për bashkëpunim pas zgjedhjeve të dhjetorit, por sipas tij, ato janë refuzuar nga opozita, raporton Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se pengesat aktuale lidhen me çështjen e zgjedhjes së Presidentit dhe jo me mungesë të kompromisit nga ana e partisë së tij.

“Dhe meqenëse pas zgjedhjeve të dhjetorit nuk e ndaluan dot këtë, tash janë të hapur te çështja e zgjedhjes së Presidentit. Ne kemi qenë jashtëzakonisht gjenerozë në ofertat tona. Lidhjes Demokratike të Kosovës i kemi ofruar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për kreun e tyre, i cili ka përafërsisht gjysmën e votave të kryetarit të Kuvendit. Zëvendëskryeministrin e katër ministri. Çështja është që nuk dëshironin që Lëvizja Vetëvendosje, paçka se i ka fituar zgjedhjet me 51.1%, t’i ketë të tri pozitat e larta shtetërore. Edhe kësaj i kemi gjetur zgjidhje. Edhe ky jo problem, edhe kjo vështirësi në sytë e tyre e pati ilaçin teknik. Thamë: ‘Urdhëroni, nënkryetari juaj ose kryetari juaj le të bëhet kryetar kuvendi, e Glauk Konjufca të bëhet nënkryetar i kuvendit’. Thanë: ‘Nuk e pranojmë, sepse ju e dëshironi presidentin me çdo kusht’”, tha ai.

Të ngjashme