Detaje nga vdekja tragjike e punëtorit në Gjakovë

Prishtinë | 30 Pri 2026 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Meqë të Gjakovës, ku një punëtor ka vdekur pasi është zënë nga një kamion.

Zjarrfikësit e Gjakovës për Klan Kosova  kanë bërë të ditur se i vdekur ka mbetur S.L., 52-vjeçar.

“Sot, ekipi ynë është përballur me një intervenim të rëndë si pasojë e një vetëaksidenti të një kamioni me ngarkesë, i cili është përmbysur. Njësitë tona kanë reaguar menjëherë në terren, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me institucionet përkatëse”, thanë ata.

Të ngjashme