Bordi i RTK-së mban mbledhje, Kusari: Pavarësia e bordit fillon të testohet që nga sot

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Juristja e medias, Flutura Kusari ka njoftuar se sot bordi i RTK-së, do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të zgjidhet kryetari i bordit dhe do të emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm.

Kusari, përmes një postimi në profilin e saj ën rrjetin social Facebook, ka shkruar se pavarësia e bordit të RTK-së fillon të testohet që nga sot, në orën 17:30.

Postimi i saj i plotë:

Pavarësia e bordit të RTK-së fillon të testohet që nga sot, në orën 17:30.

Bordi i RTK-së e publikoi njoftimin për mbledhje, jo tri ditë më herët, por vetëm një ditë më herët. Shnosh, kanë mujtë edhe mos me na lajmëru hiç.

Atëherë, sot mbledhja e bordit të RTK-së mbahet në orën 17:30. Do të zgjidhet kryetari i bordit dhe do të emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm.

Ju ftoj të mos paragjykoni derisa t’i shohim vendimet e para të bordit.

Unë, sigurisht, do të shkoj ta monitoroj dhe do t’ju mbaj të informum.

Të ngjashme