Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë.
Sipas Policisë, përveç dëmtimeve të veturës viktimat nuk janë lënduar.
Njoftimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Prishtinë / 05.05.2026 – 00:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Përveç dëmtimeve të veturës viktimat nuk janë lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja. Rasti është duke u hetuar.