Arrestohet një person në Zubin Potok, dyshohet për sulm ndaj një gruaje në vendin e punës

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet ka sulmuar fizikisht në vendin e punës një grua.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut, të hënën në ora 02:20.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme