I dyshuari për vrasjen e Rexhë Brahimaj në Gjakovë, është vetëdorëzuar mëngjesin e sotëm në polici.
Sipas njoftimit zyrtar, Q. S., rreth orës 09:45 është vetëdorëzuar në polici dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Megjithatë, sipas policisë, për rastin e vrasjes është identifikuar edhe një i dyshuar i dytë.
Aktualisht, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.