Veç për një muaj u sekuestruan dhjetëra automjete e patentë shoferë në Mitrovicë të Jugut

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për veprimet që ka ndërmarrë brenda një muaji vetëm për rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Sipas një njoftimi për media, si rezultat i këtyre veprimeve, gjatë muajit prill janë shqiptuar mbi 4200 gjoba për kundërvajtje.

Gjithashtu, 43 patentë shoferë janë sekuestruar përkohësisht, si dhe 50 automjete.

Pjesë e sekuestrimit kanë qenë edhe mjete të tjera, ku sipas njoftimit, janë sekuestruar 42 motoçikleta, skutera dhe  trotineta.

“Nga numri i përgjithshëm i gjobave, kundërvajtjet që kanë dominuar, janë evidentuar: Mosrespektim i shpejtësisë: 1958, Parkime të pa rregullta: 1005, Xhamat të errësuar: 256, Drejtimi i mjetit pa Patentë Shofer: 148, Përdorimi i telefonit: 64”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme