Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se ka pritur ministrin e Mbrojtjes, Vernon Coaker, i cili u takua me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.
Hargreaves ka thënë se mes tjerash në takim është folur për situatën aktuale të sigurisë.
“Sonte mirëpritëm në Kosovë Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Vernon Coaker. Këtë mbrëmje ai u takua me Komandantin e misionit KFOR, Özkan Ulutaş, dhe me Gjeneral Brigade Schulte-Borghoff, Drejtor i Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s.
Lord Coaker rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj KFOR-it të NATO-s. Ata diskutuan situatën aktuale të sigurisë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë, si dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për paqen dhe sigurinë në rajon”, ka shkruar ai.
