Behrami thotë se PDK-ja është “afër fitores së dyfishtë”

Prishtinë | 13 Maj 2026 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami tha se elektorati i PDK-së – i cili sipas tij “nuk është kthyer kurrë” që prej kur ish-liderët e partisë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk janë në Kosovës – tani janë “më afër se kurrë”.

“Që nga shkuarja e Presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli në Hagë, elektorati i PDK-së nuk është thyer kurrë. Tani, kur kthimi i tyre është më afër se kurrë, ne nuk duhet të demoralizohemi”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Ai thotë se PDK-ja është afër “fitores së dyfishtë”.

“Sot, si kurrë më parë, duhet të japim krejt çfarë kemi për t’ia sjellë fitoren e madhe PDK-së në prag të kthimit të tyre. Kokën lart — jemi shumë afër fitores së dyfishtë: Fitores së PDK-së, të Bedri Hamzës. Dhe fitores së kthimit të krerëve të UÇK-së në Kosovë”.

Të ngjashme