Çitaku: PDK-ja partia e vetme që kurrë nuk u viktimizua, as kur u sulmua verbalisht e fizikisht

Prishtinë | 14 Maj 2026 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ishte ofenduar nga deputeti i GUXO, Fatos Geci, i cili më pas shkoi për t’i kërkuar falje, por kishte gjetur injorimin e Çitakut.

Ndërsa sot në Skenderaj pati një incident në mes të kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku dhe kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.

Çitaku risjelli foton e Gecit drejtuar saj, duke thënë se PDK-ja është partia e vetme e cila nuk është viktimizuar asnjëherë.

“Është vetëm një parti në Kosovë që kurrë nuk është viktimizu. As kur është sulmu verbalisht, politikisht e fizikisht. Nuk është fsheh pas rolit të viktimës, por ka qëndru përballë sfidave, sulmeve e padrejtësive, me kokën lart. Tanë jetën”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme