Vetaksident në Shirokë, humb jetën 49-vjeçari

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të trafikut që ndodhi të dielën pasdite në rrugën e Transitit, në Shirokë të Suharekës.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, kur ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tre pasagjerët, një 49-vjeçare dhe dy fëmijë, kanë marrë lëndime të lehta.

Rreth orës 20:40, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është njoftuar Policia se ngasësi, P.K., nga Hoça e Vogël e Rahovecit, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.

Rasti po hetohet nga njësitë kompetente të Policisë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Të ngjashme