Arrestohet një grua në Gjakovë, dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurin e saj

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Një grua është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin për sulm fizik ndaj të dashurit të saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:00.

Policia njofton se e dyshuara femër kosovare fillimisht e ka ofenduar dhe më pas e ka sulmuar fizikisht viktimën, i cili është i dashuri i saj.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme