Vdes Alush Gashi, politikani i shquar kosovar

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur Alush Gashi, politikani i shquar kosovar.

Alush Gashi ishte një nga figurat e hershme të Lidhja Demokratike e Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai ka shërbyer edhe si ministër i Shëndetësisë në Kosovë dhe njihej si një prej themeluesve të strukturave institucionale të LDK-së gjatë viteve ’90-të.

Gashi ishte aktiv për dekada në politikë dhe jetën publike, ndërsa konsiderohej si një nga zërat më të vjetër të krahut rugovist brenda LDK-së.

Të ngjashme