Rama: Alush Gashi s’ishte vetëm profesor, mjek e politikan, ai ishte shpirt i mirë dhe mik i sinqertë

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së Alush Gashit. Ai ka publikuar një fotografi me të ndjerin, duke thënë se do të mbetet kujtim i një njeriu të rrallë, të ngrotë, të urtë dhe plotë dashuri.

“Dr. Alush Gashi nuk ishte vetëm profesor, mjek e politikan; ai ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë

Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Alush Gashit.

Kjo fotografi do të mbetet përherë kujtim i një njeriu të rrallë, të ngrohtë, të urtë dhe plot dashuri për njerëzit e vendin e tij.

Dr. Alush Gashi nuk ishte vetëm profesor, mjek e politikan; ai ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh.

Do të më mungojë buzëqeshja e tij, urtësia dhe përqafimi i ngrohtë që e karakterizonte gjithmonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e deshën.

Qoftë i paharruar.

Të ngjashme