Reagon Mehani: Unë jam më i fortë se çdo herë, sulmet tinzare nuk me ndalin e s’do të fitojnë mbi mua

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Hysni Mehani, nga dega e LVV’së në Skenderaj i cili dje u sulmua fizikisht, ka thënë se ‘’sulmet tinzare’’ nuk e ndalin atë.

Mehani ka shtuar edhe se, ai është mirë dhe më i fortë se çdo herë.

Postimi:

Të dashur miq,

Unë jam mirë dhe më i fortë se çdo herë. E kam të pamundur me ju përgjigjë secilit, por ju falenderoj secilin.

Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin dhe asnjëherë nuk do të fitojnë mbi mua, deri në frymën e fundit.

Të ngjashme