Azemi viziton punëtorët teknikë të shkollave “Ismail Qemaili”, dhe “Gjergj Fishta”, që kanë hyrë sot në grevë

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi do të vizitojë grevistët në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë.

Ndërsa, nga ora 12:00 Azemi do të vizitojë edhe grevistët e shkollës fillore “Gjergj Fishta”.

Kjo, është bërë e ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Azemi ka shkruar se vizitat realizohet në kuadër të mbështetjes së punëtorëve teknikë të përfshirë në grevë për shkak të mosrealizimit të pagave dhe kushteve të tjera të punës.

Të ngjashme