Abdixhiku dhe Osmani takojnë rininë e Gjilanit: Kërkojnë një shtet që u hap rrugë

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku bashkë me kandidaten për presidente të kësaj partie, Vjosa Osmanin, kanë takuar rininë e Gjilanit.

Përmes në postimi në Facebook, Abdixhiku tha se të rinjtë kërkojnë një shtet që u hap rrugë, jo që ua mbyll ëndrrat.

“Në Gjilan folëm me rininë. Sa të qarta janë kërkesat e tyre. Më shumë mundësi. Më shumë dinjitet. Më shumë arsye për të qëndruar e ndërtuar jetën këtu. Të rinjtë tanë nuk kërkojnë mrekulli. Kërkojnë një shtet që u hap rrugë, jo që ua mbyll ëndrrat. Një Kosovë ku puna vlerësohet, dijes i jepet vend dhe e ardhmja nuk kërkohet larg shtëpisë”.

“Prandaj, rrugëtimi ynë është edhe zotim për ta: për trajnim profesional për 40 mijë të rinj, punësim të garantuar për të diplomuarit dhe një ekonomi që krijon mundësi reale. Sepse rinia e Kosovës nuk është problem për t’u menaxhuar. Është forca që duhet besuar”, shkroi kreu i LDK-së.

Të ngjashme