Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar për siç ka thënë se Albin Kurti ka deficit të madh politik dhe personal.
Kurti sipas Ramës, nuk ka asnjë kontribut as në luftën çlirimtare dhe as në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Prandaj, siç thotë Rama i njëjti në vazhdimësi përpiqet ta mbulojë këtë mungesë me propagandë, duke sulmuar figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si “hajna” e “kriminelë” dhe, me ligësinë më të madhe, duke tentuar që familjet më të mëdha atdhetare t’i bëjë pjesë të diskursit të fushatës.
Sipas tij, në mungesë të rezultateve Kurti vazhdon të mbështetet në propagandë.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti ka deficit të madh politik dhe personal, sepse nuk ka asnjë kontribut as në luftën çlirimtare dhe as në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Prandaj, në vazhdimësi përpiqet ta mbulojë këtë mungesë me propagandë, duke sulmuar figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si “hajna” e “kriminelë” dhe, me ligësinë më të madhe, duke tentuar që familjet më të mëdha atdhetare t’i bëjë pjesë të diskursit të fushatës.
Për gjashtë vjet në pushtet, e ka zhytur vendin në varfëri dhe stagnim. Pa ASNJË projekt madhor, pa zhvillim kapital dhe pa ASNJË rezultat konkret. ASNJË. ZERO.
Në mungesë të rezultateve, ai vazhdon të mbështetet në propagandë.
Të shohim me çfarë do të vendosë ta vazhdojë fushatën: me ndonjë kërcënim për jetë! Me ndonjë premtim për mërgatën! Apo me një tjetër episod patriotik propagandues me Serbinë!
Kryeministër, qytetarët nuk kanë nevojë për filma propagandistikë të kohës së komunizmit. U ke borxh program, zhvillim dhe mirëqenie!
Sa i ke varfëru na tregun raportet!