“Qytetarët nuk ua falin këtë”, Hasanpapaj reagon ndaj deklaratës së Konjufcës

Prishtinë | 20 Maj 2026 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Një video e publikuar dje ku shihet ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca duke qeshur dhe duke thënë fjalën “frizerkë” bëri bujë të madhe dje në rrjet.

E pas kësaj, Konjufca deklaroi se këtë nuk e tha duke iu referuar ish-presidentes Vjosa Osmani, por që po i përgjigjej një “pseudo-gazetari” i pranishëm në takim.

E, pas kësaj ka reaguar kandidati për deputet nga LDK-ja, Bardhyl Hasanpapaj.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo është e papranueshme dhe e turpshme.

“Skandaloze, e papranueshme dhe e turpshme! Unë e di qe i ka kap panika, por se kam pritë që e humbasin çdo vlerë njerëzore! Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk ua falin dot këtë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme