‘‘Krejt Kosova si VVushtrria’’, Kurti kërkon nga qytetarët që VV-ja të arrijë 60% në zgjedhjet e 7 qershorit

Prishtinë | 20 Maj 2026 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë një video nga takimi që ka pasur me qytetarë në Vushtrri.

Kurti, ka kërkuar që VV’ja të fitojë në zgjedhjet e 7 qershorit, si në Vushtrri.

‘’Vushtrria duhet me mbet qysh është, a Kosova duhet me u bo si Vushtrria. 116 me 7 qershor, veç ky numri tjetër 51.1%, ose 487 mijë vota sa i patëm, le ti tejkalojmë 500 mijë vota e le të mbërrijmë 60%’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i tij:

61% ishte rezultati i VETËVENDOSJE!-s me partnerë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Vushtrri. Më 7 qershor krejt Vushtrria edhe një herë 116, e gjithë Kosova si VVushtrria.

Në kuadër të punëve tona të mira për këtë qytet të vjetër me traditë në sport e kulturë, javën e kaluar nënshkruam kontratën për rindërtimin e stadiumit “Ferki Aliu”. Klubit të Futbollit “Vushtrria” i urojmë suksese në rrugën drejt rikthimit në Superligë.

Ju faleminderit për mikpritjen e ngrohtë mbrëmë dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Të ngjashme