Bahtiri pretendon se më të rrezikshëm janë njerëzit e Lushtakut në Skenderaj, se sa të Radojiçiqit në veri

Prishtinë | 20 Maj 2026 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Agim Bahtiri ka vazhduar me deklarata pas rastit në Skenderaj.

Në një intervistë së fundi, ai ka pretenduar se siguria në veri është më e madhe se në Skenderaj.

“Siguria është shumë më e madhe se e disa grupeve në Skenderaj, siguria është më e madhe këtu se në Skenderaj. E patë edhe ju vet, s’po flas më andej”, ka thënë ai.

Deklarata të ngjashme, Bahtiri ka bërë edhe gjatë javës së kaluar:

“Dëgjova se më paska kritikuar djali i Sami Lushtakut për thirrjen që e kam bërë dje për unitet dhe mirëkuptim mes qytetarëve. Dua ta dijë një gjë: siç janë mësuar ata, nuk shkon më. Nuk ka njeri që bën më barrikada për t’i ndalë luanët e veriut”.

Të ngjashme