“E zhgënjyer nga Policia”, Musliu rrëfen detaje nga “rrethimi” i Skenderajt

Prishtinë | 20 Maj 2026 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për natën e 15 prillit kur telefonoi policinë e Kosovës kur u “rrethua” Skenderaj dhe se të njëjtit iu përgjigjen se “ka shumë vetura të paregjistruara dhe meqë po vjen vera ka numër më të madh të automjeteve”.

Ajo shtoi se ishte e zhgënjyer nga reagimi i policisë dhe se nuk kishte ditur për praninë e mediave në vendngjarje.

“Ky moment për mua ka qenë zhgënjyes me institucionin në këtë rast dhe kjo telefonatë ka zbardhur shumë anomali që s’kisha desh tasa me i verifikuar, pa dashje, nuk ka qenë qëllimi im me nxjerr këtë joseriozitet të Policisë së Kosovës.  Asnjëherë s’kam dasht me bë politikë me institucionet e sigurisë, s’kisha dasht me dëgju një komunikim të tillë.

Derisa, shtoi se atë natë kishte shkuar në Skenderaj nga Prishtina rreth orës 1 pasmesnate.

“Isha në shtëpi, dhe më vjen një mesazh një fotografi dhe më thotë një qytetarë hyn lexoj portalet, dhe hyra në media dhe i pashë. Dhe kam shku prej Prishtinës në Skenderaj. As s’e kam ditë që ka media atje fare. Kam shku atje, në momentin e parë, ka ardhur një makinë e Policisë dhe është ndalur para turmës”, tha Musliu në Klan Kosova.

Të ngjashme