OKB: 1 milion dollarë ndihma të shkatërruara nga sulmi rus në Ukrainë

Prishtinë | 22 Maj 2026 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët tha të premten se kishte humbur ndihmë me vlerë 1 milion dollarë kur një raketë ruse goditi një nga depot e saj në Dnieper në Ukrainën lindore në fillim të kësaj jave, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Depoja, e cila përmbante materiale strehimi emergjence, duke përfshirë dyshekë gjumi dhe komplete higjienike, u shkatërrua të mërkurën dhe dy persona u vranë, tha Bernadette Castel-Hollingworth, përfaqësuesja e UNCHR-së në Kiev, nëpërmjet një lidhjeje video nga Polonia.

Të ngjashme