Një rast i vjedhjes është raportuar dje në Pejë.
Sipas ankuesit mashkull kosovar, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, prej nga kanë arritur të vjedhin një pushkë gjuetie me leje.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë kryer ekzaminimet fillestare dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
Policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.
“Pejë 23.05.2026-17:30. Ankuesi m/k ka njoftuar se personat të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty kishin vjedhë një pushkë gjuetie me leje. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Rasti duke u hetuar”.