Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë shënuar “progres të rëndësishëm” në përpjekjet diplomatike lidhur me luftën në Iran, por ka theksuar se ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare.
Ai shtoi se Irani nuk mund të lejohet të ketë armë bërthamore dhe e quajti “absurde” idenë se presidenti Trump do të pranonte një marrëveshje që do ta forconte pozitën bërthamore të Teheranit.
Rubio tha se diplomacia mbetet rruga e preferuar për t’i dhënë fund luftës dhe se mund të ketë lajme pozitive brenda orëve të ardhshme, “të paktën sa i përket ngushticës”.
I pyetur për dëmet në shkolla në Iran, ai shmangu komentet mbi taktikat ushtarake, por tha se objektivat e operacionit “Epic Fury” — dëmtimi i marinës iraniane, kapaciteteve të raketave balistike dhe bazës industriale të mbrojtjes — janë arritur.