Sopranoja Elbenita Kajtazi debuton në rolin e Luisa Miller: Ishte një emocion i papërshkrueshëm

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi ka performuar së fundi në Shtëpinë Operistike të Hamburgut, e cila është paraqitë në rolin e Luisa Miller, shfaqje operistike e Verdit, dhe për Kajtazin ishte hera e parë që veshi petkun e këtij karakteri.

Sopranoja Kajtazi ka shpreh emocionet pas ngjitjes në skenë, e cila është shprehë tejet e emocionuar për këtë përvojë të mbushur me dashuri. 

“Nata e kaluar do të mbetet përgjithmonë në zemrën time… Debutimi im si Luisa Miller ishte një emocion i papërshkrueshëm, një përvojë e mbushur me dashuri, përgjegjësi, emocion dhe mirënjohje të thellë.

Jam pafundësisht mirënjohëse ndaj @staatsoperhamburg për besimin, mbështetjen dhe mundësinë për të jetuar këtë ëndërr në një skenë kaq të veçantë.

Një falënderim i përzemërt shkon gjithashtu për familjen time të dashur – bashkëshortin tim dhe motrat e mia të mrekullueshme – të cilat më mbështesin dhe më ndihmojnë jashtëzakonisht shumë, veçanërisht gjatë periudhave intensive dhe stresuese që vijnë me debutimet. Pa ju, gjithçka do të ishte shumë më e vështirë.

Jam thellësisht mirënjohëse për çdo emocion të kësaj mbrëmjeje të paharrueshme. 

Një falënderim i veçantë për motrën time të bukur @mirjetakajtazi që kapi këto momente të bukura nga ana e skenës!”, ka shkruar Kajtazi.

Të ngjashme