Theret për vdekje një 37-vjeçar në Mitrovicë të Jugut

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Një 37-vjeçar ka humbur jetën në Mitrovicë të Jugut, si pasojë e therjes me thikë.

Policia ka bërë të ditur se edhe një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e plagosjes me thikë, nga i dyshuari i njëjtë.

I dyshuari, 31-vjeçar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë.

“Me datë 27.05.2026, rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal Mitrovicë Jugu gjendet një person i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull, i moshës 37 vjeç si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin”.

“Gjithashtu në këtë rast ishte lënduar edhe një person tjetër me mjet të mprehtë nga i dyshuari i njëjtë. Personi i lënduar pas tretmanit të pranuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe sipas informatave të pranuara nga stafi mjekësor, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme