Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku një 37-vjeçar mbeti i vdekur nga therja me thikë.
I dyshuari, sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, përpos që ka privuar nga jeta 37-vjeçarin, dyshohet se ka plagosur me thikë edhe vëllanë e viktimës.
Bazuar në njoftim, viktima ka pësuar plagë në fyt, dhe si pasojë nuk ka mundur të iu përballojë lëndimeve dhe ka humbur jetën.
I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të dyshuarin do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.