Shenoll Muharremi: Kurti dhe Sveçla janë bërë bajat me konferenca

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë “bërë bajat”, me konferenca gjatë fushatës.

Muharremi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se të njëjtit do të thonë “Kqyrni, i kemi gjetë do armë në disa shtëpi të pabanuara”, ose tregojnë për “kërcënime” nga Serbia, kinse çka po ndodh andej kufirit.

Ai, ka thënë se të gjithë e dinë që NATO/KFOR-i e mbron Kosovën nga Serbia, ashtu siç na kanë çlirua.

Postimi i tij i plotë:

Sa bajat janë bo Albini e Xhelali me këto konferenca për media gjatë fushatës. Tash dalin e thonë “Kqyrni, i kemi gjetë do armë në disa shtëpi të pabanuara”, ose tregojnë për “kërcënime” nga Serbia, kinse çka po ndodh andej kufirit.

Krejt kjo vetëm për me i frikësu qytetarët. Me luajt me frikën dhe traumën e luftës për me nxjerrë naj votë më shumë.

O njerëz, a nuk ju vjen marre me bo gjithçka për vota?

Të gjithë e dimë që NATO/KFOR-i e mbron Kosovën nga Serbia, ashtu siç na kanë çliru.

Ju keni ndërtu propagandë me vite mbi tensione e frikë, por tash kur Lista Serbe është kthy në komunat veriore, propaganda spo ju dhez ma.

Mos e teproni, e tregoni maturi e përgjegjësi institucionale, se pushteti nuk është gjithçka. Edhe fytyrën duhet me e ruajt. Qeveritë shkojnë e vijnë, por ne duhet me vendos standarde ma të mira politike për krejt ata që vijnë nesër.

A duhet tash çdo qeveri që vjen me vazhdu të ndajë qindra miliona euro prej buxhetit publik për me ble vota, e njëkohësisht me i frikësu njerëzit me Serbinë për përfitime elektorale?

Të ngjashme