OVL UÇK – Prokurorisë Speciale: Etiketimi i Clarkut dhe Rubinit si të njëanshëm ju zhyt në armiqësi politike

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

OVL UÇK ka reaguar ashpër pas komenteve të prokurorisë lidhur me disa nga dëshmitarët e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së.

Në reagim thuhet se etiketimi i figurave si Gjeneral Wesley Clark dhe James Rubin si të njëanshëm apo të pabesueshëm, e nxjerr Prokurorinë nga argumentimi ligjor dhe e zhyt në armiqësi politike, madje edhe në absurditet profesional.

“Këta dëshmitarë nuk trilluan histori. Nuk i shërbyen asnjë agjende personale. Ajo çfarë deklaruan është ajo që pa e gjithë bota: UÇK-ja zhvilloi luftë të drejtë dhe të domosdoshme kundër shtypjes jugosllave, përkrah një aleance euroatlantike që e njihte dallimin mes çlirimit dhe agresionit. Të sulmosh ata që i qëndruan pranë Kosovës në orën e saj vendimtare, do të thotë të sulmosh vetë historinë që e bëri të mundur lirinë”, thuhet në reagim.

Të ngjashme