Në Terrnavc përkujtohet heroizmi i Mustafë Haxhiu – Bacoku dhe dëshmorëve të luftës

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Terrnavc në 27-vjetorin e rënies së heroit Mustafë Haxhiu – Bacoku.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se kanë kujtuar me nderim veprën dhe sakrificën e tij për liri.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në 27-vjetorin e rënies së heroit Mustafë Haxhiu – Bacoku, së bashku me Kryetarin e Komunës, Gjeneral Sami Lushtaku, vëllëzërit e Kadri Veselit, shoqatat e dalura nga lufta, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Terrnavc, ku vendosëm lule të freskëta dhe kujtuam me nderim veprën dhe sakrificën e tij për liri.

Vizituam edhe familjen e heroit Mustafë Haxhiu, e cila në shenjë respekti i dhuroi Gjeneral Sami Lushtakut emblemën e UÇK-së, një dhuratë e veçantë nga bashkëshortja dhe mbesa e heroit.

Me respekt e krenari përkujtuam edhe dëshmorët Bekim Doroci, Gëzim Ferizi dhe martirin Bedri Haxhiu, të rënë 27 vite më parë në altarin e lirisë.

Lavdi e përjetshme të rënëve për LIRI!

Të ngjashme