Zogaj i LDK-së me kritika për pushtetin: Autostrada Prishtinë-Gjilan, për marre të Zotit

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj ka pasur kritike për qeverinë në detyrë.

Ai përmendi autostradën Prishtinë-Gjilan, për të cilën tha se për vite me radhë nuk është bërë asnjë hap përpara.

“Askush nuk flet për rrugë të reja që akoma na duhen, shikoni autostradën Prishtinë-Gjilan, për marre të Zotit, janë bërë pesë – gjashtë vjet, asnjë hap nuk është ecur përpara”, tha ai.

Zogaj gjithashtu deklaroi se për këto gjëra nuk flet askush dhe sipas tij, këto projekte e rrisin ekonominë.

“Pastaj rruga për Pejë. Këto projekte e rrisin ekonominë, sepse futet paraja në qarkullim, investohet”, u shpreh ai sot në emisionin “DPT te Fidani”.

Të ngjashme