Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë një interviste nuk arriti të përmendte asnjë projekt serioz dhe madhor që ka ndryshuar jetën e qytetarëve.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar se Kurti u kthye te zanati i tij i vetëm prej së është ën politikë: : propaganda, mashtrimi dhe fajësimi i të tjerëve.
“Por propaganda nuk mund t’i fsheh milionat e shpërndara me tenderë njëburimorë. Nuk i arsyeton kontratat e negociuara në WhatsApp. Nuk i zhduk dyshimet për keqpërdorimin e parasë publike”, ka shkruar Hoti.
Postimi i tij i plotë:
Gazetari Fidan Rama e pyeti Kurtin për tri projektet me të cilat krenohen pas gjithë këtyre viteve në pushtet. Përgjigjja ishte zbuluese për qeverisjen e tij të zbrazët, por edhe dëshpëruese: nuk arriti të përmendë asnjë projekt serioz dhe madhor që ka ndryshuar jetën e qytetarëve.
Rrjedhimisht, u kthye te zanati i tij i vetëm prej se është në politikë: propaganda, mashtrimi dhe fajësimi i të tjerëve.
Kur nuk ke rezultate, shpik armiq. Kur nuk ke projekte, prodhon justifikime.
Por propaganda nuk mund t’i fsheh milionat e shpërndara me tenderë njëburimorë. Nuk i arsyeton kontratat e negocuara në WhatsApp. Nuk i zhduk dyshimet për keqpërdorimin e parasë publike.
Vetëm gjatë vitit 2025, Auditori i Përgjithshëm ka referuar 80 lëndë në Prokurori bazuar në gjetjet e auditimeve në institucione të ndryshme.
Koha e propagandës po mbaron. Koha e llogaridhënies po afrohet. Dhe për dallim nga konferencat për shtyp, para ligjit nuk mjafton propaganda.