Kurti: Master Plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” po avancon sipas planit

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është njoftuar me ecurinë e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, projekt të cilin e ka cilësuar si një nga më të rëndësishmit për kujtesën historike, trashëgiminë kulturore dhe identitetin e Kosovës.

Kurti tha se sot janë informuar nga konsorciumi i kompanive arkitekturore gjermano-britanike për progresin e projektit, duke shtuar se puna po zhvillohet në përputhje me planin dinamik të kontratës.

Ai theksoi se Prekazi zë një vend të veçantë në kujtesën historike të popullit shqiptar, ndërsa qëndresa dhe sakrifica e familjes Jashari e kanë shndërruar atë në simbol të mbrojtjes së atdheut dhe të përkushtimit ndaj lirisë.

Të ngjashme