Asgjë nuk ndez kaq shumë entuziazmin e fansave të Taylor Swift sa materiali i ri muzikor.
Por, në vend të publikimit të një albumi, misteri rreth martesës së ardhshme të artistes fituese të Grammy-t po bëhet po aq i fuqishëm për të mobilizuar fandomin e saj.
Superylli global – i njohur për sinjale të fshehta dhe “Easter eggs” që fansat e duan të zbërthejnë – ka qëndruar i rezervuar mbi detajet e martesës me yllin e futbollit amerikan, Travis Kelce.
Që nga momenti kur Swift dhe Kelce njoftuan fejesën e tyre në gusht me një postim në Instagram, që u pëlqye 37.5 milion herë, Swifties në mbarë botën kanë qenë në kërkim të shenjave për datën dhe pamjen e dasmës.
Swift nuk ka dhënë asnjë detaj specifik për këtë event, që tashmë është quajtur “dasma mbretërore e Amerikës”.
Në emisionin Graham Norton Show të BBC-së, Swift sugjeroi se mund të bëhet një ngjarje e madhe me një listë të gjatë mysafirësh, por ka mbajtur të fshehta detajet e tjera.
Kjo ka nxitur internetin, entuziastët e kulturës pop dhe Swifties të përpiqen të plotësojnë boshllëkun me spekulime që shkojnë nga të mundshmet deri te të pabesueshmet.
BBC ka kontaktuar ekipin e Swift për komente.
Për vite me radhë, Swift ka mbajtur fansat e saj kuriozë dhe të përfshirë në narrativën e saj.