Një grua në Graçanicë arrestohet për keqtrajtim të fëmijëve të saj të mitur

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës e ka arrestuar një grua në Uglas të Graçanicës.

Sipas raportit 24-orësh, prangosja e saj është bërë pasi dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur.

Asaj i është bërë edhe testi i alkoolit, që sipas policisë, ka rezultuar të ketë qenë e dehur.

“Fëmijëve iu ka dhënë ndihma mjekësore në prani të një punonjësi social.”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. 

Të ngjashme