Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet t’i rishikojë marrëdhëniet diplomatike, EULEX-i duhet të mbyllet

Prishtinë | 21 Sht 2026 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Hagës, thotë historiani britanik, James Pettifer, duke vënë në pikëpyetje nëse misione si EULEX-i kanë ende rol në vend.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Pettifer, ligjërues i Historisë së Ballkanit në St Cross College, Universiteti i Oksfordit, thotë se Kosova nuk duhej ta refuzonte krijimin e Dhomave të Specializuara, por duhej të negocionte ndryshe kushtet mbi të cilat ato u themeluan.

Ai argumenton se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së mund ta vështirësojë edhe më tej pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa bën thirrje që reagimi ndaj tij të jetë politik dhe institucional.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara dënuan Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13 vjet për krime lufte.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje për respektimin e aktgjykimit.

Në Kosovë, të dielën u zhvilluan protesta kundër vendimit për të pestën natë me radhë, ndërsa, të hënën, protestuan edhe studentët.

Partia Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga Aleanca, çoi në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Të ngjashme