Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur gjëra ushqimore në një market.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Pas arrestimit këtë vepër, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.