Policia e Kosovës ka sqaruar praninë e forcave të shumta policore në Prishtinë.
Sipas Policisë, prezenca e zyrtarëve policorë ka qenë në kuadër të asistimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim të mundësimit të votimit me kusht për persona që ndodhen në masën e arrestit shtëpiak.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
Kelani bëri të ditur se policia ka ofruar vetëm mbështetje për realizimin e të drejtës së votës së këtyre personave.
“Ne ju asistojmë KQZ-së për çështje të votimit me kusht, që janë disa persona të atyre që janë të ndaluar me arrest dhe tash ne ju asistojmë për me kry të drejtën e votimit. Kjo është veç asistencë të votimit me kusht që e kanë ata”, ka deklaruar Kelani për Klankosova.tv.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me KQZ-në dhe është në pritje të një përgjigje.