Arrestohet një person i kërkuar për ‘Vrasje në tentativë’ në Prishtinë

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se është arrestuar në Prishtinë një person i kërkuar për vrasje në tentativë.

I arrestuari është 29 vjeç dhe ka qenë i dënuar me tre vjet burgim për vrasje në tentativë.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

“Në kuadër të këtyre angazhimeve, njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë realizuar arrestimin e personit: L.K., mashkull, 29 vjeç, i dënuar me 3 (tre) vite burgim për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’”.

Ata thanë se “njësitet kompetente policore kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore lidhur me personin e arrestuar”.

Të ngjashme