Një tentim vrasje është raportuar pasditen e djeshme në Klinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një i dyshuar me veturë me targa lokale dyshohet se ka goditur një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona.
Si pasojë e incidentit, dy personat në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore.
“Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar I cili ka urdheruar te iniciohet rasti dhe te ndermerren veprimet hetimore”, thotë PK.