A është e poshtër apo e marrë?
(Mblidhet urgjentisht Komisioni për Gjetjen e Arsyes.)
…
Pika e rendit të ditës:
Dukuria natyrore: Vjosa Osmani.
Rasti: Gjetja e një arsyeje.
…
Pas katër orësh diskutime, Komisioni doli me konkluzion:
“Nuk gjetëm asnjë.”
…
Kryesuesi:
Kolegë,
kemi një problem logjik.
Gjatë fushatës Vjosa Osmani tha se Albin Kurti e ka përzënë.
E ka tradhtuar.
E ka prerë në besë.
…
Pas zgjedhjeve tha:
“Albin Kurti nuk ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin tim për Presidente.”
Procesmbajtësi:
Gjyshi im thoshte…
Kryesuesi:
Si?
Procesmbajtësi:
Jo.
Asgjë.
Vazhdojmë.
…
Anëtari i parë:
Ndoshta e ka falur.
Procesmbajtësi:
Zemra nuk është arsye.
Faleminderit.
…
Një anëtar propozoi:
“Ndoshta sepse nuk e duan.”
Propozimi u hodh poshtë.
Sepse dashuria nuk konsiderohet arsye.
Procesmbajtësi:
Edhe kjo u provua.
…
“Ndoshta sepse kanë kandidat tjetër.”
U hodh poshtë.
Procesmbajtësi:
Gjithçka është e mundshme…
…
“Ndoshta sepse janë parti tjetër.”
U hodh poshtë.
Procesmbajtësi:
Shkojmë tutje.
…
“Ndoshta sepse nuk duan.”
U hodh poshtë.
Procesmbajtësi:
E ke të garantuar.
…
Komisioni filloi të nervozohej.
…
Anëtari i dytë:
Vjosa Osmani tha se Albin Kurti është antiamerikan.
Tani kërkon që një antiamerikan, i cili sipas saj deshi ta mbyllë Bondstillin, ta bëjë Presidente.
Kryesuesi:
Si?
Procesmbajtësi:
Po të dëgjoj.
…
Anëtari i tretë:
Tha se militantët e tij, me urdhrin e tij, ua dërgojnë vajzave të saj fotografitë lakuriq çdo mëngjes.
Tani kërkon nga këta barbarë ta bëjnë Presidente.
Procesmbajtësi:
E lëshoftë toka.
E lëshoftë.
…
Anëtari i pestë:
Ajo u zotua se do t’i ndjekë përndjekësit e saj me gjykatë.
Tani kërkon që përndjekësit e saj ta bëjnë Presidente.
…
Procesmbajtësi:
Ta lë kopilin në derë…
…
Kryesuesi:
Si?
…
Procesmbajtësi:
Jo.
Asgjë.
Desha të them…
Do ta gjejmë arsyen në derë.
…
Procesmbajtësi kërkoi pushim teknik.
…
Anëtari i katërt:
E përqafoi krejt Kosovën për dy vota.
Madje lëpiu akullore e kthyer kah kamera.
As shitja e akulloreve nuk u rrit.
Procesmbajtësi:
O popull,
nuk kryen punë akullorja…
…
Kryesuesi:
Pra?
…
Heshtje.
…
Njëri nga fundi i sallës:
Ndoshta nuk është as e poshtër.
Procesmbajtësi:
Po të ishte e poshtër, s’do të tregohej kaq budallaqe.
Ndoshta…
As e marrë.
Procesmbajtësi:
Po të ishte e marrë, nuk do t’i kishte dy shtëpi në lagjen e milionerëve.
…
Kryesuesi:
Po?
…
Ndoshta është vetëm kandidate.
…
Heshtje.
…
Procesmbajtësi:
Kjo është edhe më shqetësuese.
…
Në fund, Komisioni arriti në përfundimin historik:
Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që ta refuzojë.
Tani mbetet vetëm të gjejmë një arsye që ta pranojë.
…
Procesmbajtësi:
Ishalla e gjej lapsin…
Në dorë e pata…
deri në momentin kritik…
…
Komisioni vazhdon punën.
Pa Arsye.
…
P.S.
Gëzuar.
…
AUTOKRITIKË:
Komisioni nuk e gjeti arsyen.
Por e humbi edhe të vetën.
….
SHTESË NË PROCESVERBAL:
Gjatë hartimit të këtij dokumenti, Autores iu ndërpre rryma.
Teksti vazhdoi të shkruhej me 5G.
Komisioni e konsideroi këtë provë materiale nr. 7.
Procesmbajtësi:
Tash po më lidhen do gjëra…